Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë. Që prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga emrat më të kërkuar nga policia.

Teksa konflikti, këtë herë virtual, vijon mes palëve, duket se dy motrat janë arratisur në drejtim të Dubait. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri. Që nga fillimi i gushtit, ku Antonela dhe e motra u shpallën në kërkim, policia nuk ka reaguar në lidhje me ecurinë e hetimeve apo rreth vendndodhjes së tyre.

Por përtej kësaj, një përplasje në rrjete sociale ka nisur midis 24-vjeçares dhe nënës së motrave Berisha, ditët e fundit. Klea Prenga, ka publikuar një koment të Donika Marashit, i bërë më 8 gusht, kur dhe ka denoncuar publikisht sulmin brutal të ish-konkurrentes së “Përputhen” dhe motrës së saj ndaj 24- vjeçares.

 

 

Lexo të plotë lajmin

Aktori i njohur shqiptar, Jul Deda, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke uruar vëllain e tij, Mario Dedën, për ditëlindje. Përmes një postimi emocionues në Instagram, ku shfaqen të dy vëllezërit të buzëqeshur dhe të përqafuar, Jul Deda shkruan:

“Mario Deda, ma gëzofsh ditëlindjen. Je një vëlla për çmim Nobel! U bëfsh 100 vjeç, vëllai im i vogël, por me zemër të madhe. Zoti ta bekoftë familjen. Të dua fort…!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zonevipal (@zonevipal)

Lexo të plotë lajmin

Ish finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e njohur si Xhuli, përmes një postimi të fundit, ka zbuluar se po shijon një romancë të re dashurie.

Juliana postoi një fotografi e ulur në natyrë, teksa shihet me duar të shtrënguara me një burrë me tatuazhe.

“Gjithmonë duke të ta kapur dorën”, shkroi ajo, krahas postimit, teksa shihet e buzëqeshur dhe e lumtur.

Lexo të plotë lajmin

Fillimi i tetorit pritet të sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”.

Revista “Kosovarja”, bën me dije që këtë vit ky spektakël do të startojë me 11 Tetor.Kujtojmë që edhe këtë vit “BBVK”, pritet të jetë nën moderimin e Alaudinit dhe Jonidës. Ndërsa është përfolur se Einxhel Shkira dhe Milaim Zeka do jenë opinionistët e këtij sezoni. Po ashtu, prej disa muajsh është zbuluar se Olsa Muhameti është një prej producenteve ekzekutive, duke u zhvendosur nga Shqipëria në Kosovë, për t’u fokusuar në këtë format që kërkon shumë angazhim.

Lexo të plotë lajmin

Sezoni i ri i Për’puthen në Top Channel ka nisur me risi të shumta, teksa një surprizë e papritur ndodhi në puntatën e të premtes.

Për herë të parë në historinë e këtij emisioni, dy konkurrentë janë motër e vëlla

Ata janë Rebeka dhe Ardi. Rebeka nuk e ka ditur që ka aplikuar edhe Ardi, e ka marrë vesh pasi është pranuar, duke surprizuar të gjithë në studio.

Lexo të plotë lajmin

Reperi Bardhi sapo ka publikuar këngën e re, dedikim për vajzën që ai dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni presin të vijë në jetë së shpejti, dhe kjo ka ngjallur mjaft kuriozitet te komentuesit. Nea, është emri i së voglës që Bardhi e zbulon në këngë, ku rrëfen të gjithë çfarë kanë kaluar ai dhe Sara pas Big Brother. Bardhi tregon për pamundësitë financiare, për ikjen e miqëve dhe thotë ”Dritë më lanë pa lekë”. Përmes kësaj kënge Bardhi ka kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes raportin e tij me ish-menaxherin Jetmir Agaj teksa mes rrjeshtash në këngën dedikuar vajzës Bardhi shprehet: Se me njerëzit që e ndava bukën, e i ndava dertet sot po mi anulojnë koncertet…

Ndërsa përmes një statusi në Instastory Sara ka zbuluar edhe kuptimin e emrit që ajo dhe Bardhi kanë zgjedhur për vajzën e tyre.

NEA,kuptimi: Dikush që ringrihet gjithë jetën si version më i fortë i vetes nga fatkeqësit. NEA (e re në greqishten e lashtë, nënkupton një indivit i cili qëndron gjithmonë i ri në shpirt, pamje e që s’resht së përmirsuari veten.

Në Islam: Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjatë e të gëzueshme-shkruan Sara

Lexo të plotë lajmin
Lajmet e Fundit
Kryesore