“Fermerin” Niko Komani, i cili mbrëmjen e sotme i bashkohet spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Ferma Vip” do ta marrë malli për të ëmën, e cila jeton jashtë shtetit.
Gjithashtu, thotë stilisti i njohur, do ta ketë të vështirë që të rrijë pa rrjete sociale, megjithatë është gati të përballet me sfidat.
“Më frikëson pak ideja e të qenit i bllokuar. Mos kem asnjë rrjet, asnjë komunikim me njerëzit. Meraku im më i madh është mami që jeton në Greqi dhe shoqëria ime e ngushtë. Jam mësuar ndryshe dhe kjo gjë do të më vështirësojë pak” tha Niko Komani.
Post Views: 34