Olta Gixhari është përballur me komente aspak të këndshme në një foto që aktorja ka publikuar në Instagram. Në të ajo shfaqet sensuale, me bluzë të shkurtër. Në përshkrimin e kësaj fotoje, Olta shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”.

Batutë e cila siç edhe ajo shprehet në një video mesazh është keqkuptuar nga ndjekësit dhe është ndjerë e fyer prej tyre. Aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo madje u shpreh se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët e BBV në 100 ditë izolim. Ndërsa shtoi se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.

Lexo të plotë lajmin

Këngëtari Bardhi ka komentuar sot në një video nga një emision televiziv ku e ftuar ishte këngëtarja, Arta Kabashi.

Arta kishte treguar arsyen se pse nuk flet më me Bardhin, teksa ky i fundit i është përgjigjur me një koment duke e akuzuar për dyfytyrësi.

Pjesë e kësaj u bë edhe motra e Artës, këngëtarja Ana e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” iu kthye ashpër Bardhit.

Teksa në fund u shpreh se ai duhet me qenë falenderues ish-menaxherit të tij, Jetmir Agajt sepse sipas saj fal tij Bardhi ka qënë në krye të “showbizit” e që tashmë ai nuk është.

Lexo të plotë lajmin

Si sot dy muaj më parë, bashkëshortja e aktorit Agron Llakaj, humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta. Por për aktorin dhe moderatorin plaga për humbjen e bashkëshortes është ende e hapur dhe i dhemb si ditën e parë.

Sakaq mëngjesin e sotëm, ai ka përkujtuar bashkëshorten e tij, ku nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ka dedikuar disa fjalë zemre dhe të ndjera për të.

Lexo të plotë lajmin

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka mbërritur sot në Kosovë.

Ajo do të jetë pjesë e Sunny Hill Festival së bashku me emra të tjerë të famshëm të muzikës.

E intervistuar sapo kishte zbritur në aeroport, Bebe tha se e ka pak të vështirë të flasë shqipen, pasi duke iu drejtuar gazetarit, ai e flet letrare, ndërsa ajo me dialektin e Dibrës.

“Babin e kam nga Dibra, nënën nga Gostivari, ndaj e kam pak të vështirë, por në shtëpi flasim shqip”, tha ajo.

E pyetur nëse do ta vizitojë Dibrën, ajo tha se do të shkojë e do qëndrojë aty për 2-3 ditë pasi kushëriri i saj do të bëhet synet.

Lexo të plotë lajmin

Dashi

Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Dita fillon e shkëlqyeshme me Saturnin në favor, i cili do t’ju ndihmojë të riambjentoheni në punë. Bashkëpunime hyrëse.

Demi

Venera do të jetë një ndihmë e shkëlqyer nëse planifikoni të ndryshoni partnerët. Pas pushimit të verës, puna kthehet në siguri, por mos u bëni impulsivë. Prisni para se të vendosni.

Binjakët

Dashuria po lulëzon për çiftet, me aq shumë sensualitet sa nuk do hezitoni të demonstroni për të përmbushur dëshirat e partnerit tuaj. Mërkuri në shenjë ju ndihmon të keni kthjelltësinë e nevojshme për të arritur qëllimet e dëshiruara.

Gaforrja

Qetësia e re nuk duhet t’ ju lejojë të zhyteni në gjethe dafinash. Atë që keni rikuperuar duhet ta mbani fort dhe ta trajtoni me kujdes. Jo fillimi shumë i kënaqshëm i ditës, keni nevojë për më shumë riorganizim dhe efikasitet.

Luani

Përballë një zgjedhje sentimentale, mendoni të bëni atë që është më e mira për ju. Do të jeni shumë të qetë në punë, edhe nëse rrezikoni disa investime, por do të jeni të vetëdijshëm për të.

Virgjëresha

Ju po përmirësoheni vazhdimisht dhe dita fillon mirë, por shmangni shpërqendrimet. Për çiftet mund të ketë ndryshime të vogla në program. Ditë shumë e kënaqshme nga ana e punës, projektet tuaja po ecin përpara me shpejtësi të plotë.

Peshorja

Yjet janë të favorshëm për çiftet që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë, me gjasë programe në sy për ata që duan të kurorëzojnë një ëndërr dashurie. Shumë konkurrencë ende në qarkullim, por së shpejti do të jeni në rikuperim.

Akrepi

Dashuria është duke u luhatur por nëse jeni në çift dhe jeni gjithashtu shumë të dashuruar, disponimi juaj nuk do të zgjasë shumë. Ju po rimerrni lartësinë, Mërkuri ju mbështet, mos u dorëzoni.

Shigjetari

Pastërti e çifteve, ju keni rifituar ekuilibrin tuaj dhe do të keni plot besim ndaj partnerit tuaj. Detyrat e reja që vijnë, projektet e reja po marrin formë. Ju jeni duke iu afruar qëllimit.

Bricjapi

Ulje dhe ngritje për çiftet, ata do të jenë një burim tërheqës për shumë nga shenja që ata mund të vendosin të interesohen për ndonjë person tjetër të afërt. Ditë me fat, do të merreni me ngjarjet me vendosmëri dhe do të keni sukses.

Ujori

Do të ndiheni të hutuar dhe të pasigurt, ndoshta nuk jeni shumë të kënaqur me marrëdhënien tuaj. Ju jeni duke pritur për një telefonatë që akoma nuk po vjen, jini të durueshëm dhe së shpejti do ta merrni atë që doni.

Peshqit

Do të ketë mosmarrëveshje të vogla mes çifteve, por me pak rëndësi. Ende ulje-ngritje, por së shpejti do të keni ngarkesën e duhur për të përballuar mundësi dhe bashkëpunime të reja.

Lexo të plotë lajmin

Aktori i humorit, Julian Deda, në një intervistë për “Pushime on Top”, ndër të tjera foli edhe për çiftin Romeo dhe Heidi, të cilët i ka pasur miq e rivalë gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP.

Ai tregoi se ka takuar disa nga banorët gjatë verës, ndërsa u shpreh se e ka marrë malli për Romeon, një nga kundërshtarët e tij më të fortë në lojë.

“Më ka marrë malli për Romeon, ah Romeo Romeo… Do ta takoj. Edhe Romeon e ka marrë malli për mu, po lëre”, thotë ai.

Juli tha gjithashtu se nuk ka takuar asnjë nga të dy, por dha një mesazh të ngrohtë për lidhjen e tyre.

“Jo asgjë nuk ka ndryshuar, Romeo dhe Heidi po shijojnë momentet e tyre, Shqipërinë. Kanë shkuar në Topana, i pashë. Iu uroj më të mirat të dyve, nëse ata kanë vendosur ta vazhdojnë atë që nisën në Big Brother, iu uroj gjithë të mirat. U plakshin bashkë”, u shpreh aktori.

Lexo të plotë lajmin
Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat
Keni një lajm që dëshironi ta postoni në zonevip.al?
ZoneVIP.al