Ndryshe nga Roza, Erjola Doçi mendon se mes Heidit dhe Romeos nuk ka dashuri të sinqertë, por vetëm kimi.
Komentet, Doçi i bëri nga studioja e “Fan Club” ku ishte sot e ftuar, tashmë si ish-banore ku u përball edhe me pyetjet e opinionistëve.
“Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në BBV”, tha ajo.
Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës.
Sa i takon emrit të fituesit, si Roza ashtu edhe Erjola dhanë atë të Julian Dedës.
Post Views: 60