Facebook
WhatsApp

“A e ke frikë Eglën?”/ Roza e pyet, ja si përgjigjet Heidi

Një bisedë interesante është zhvilluar sot me Rozës dhe Heidit teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë. Duke analizuar afrimitetin e saj me Eglën, Roza e pyet Heidin nëse arsyeja pse ajo e mban “mikeshë” aktoren është sepse e shikon konkurrente të fortë dhe nuk do ta ketë rivale. Heidi nga ana tjetër tha se për të ka thjesht respekt dhe nuk po e përdor miqësinë me të për interes.

Pjesë nga biseda:

Roza: Po degradon dhe cudi më bën që Heidi që është goc me karakter dhe i mban qëndrim Françeskës që nga dita e parë, ndërkohë që me Eglën e shikon, e shikon dhe e mban afër.

Heidi: Sepse nuk më intereson fare sesi sillet ajo me të tjerët, siç nuk më intereson sesi sillesh ti me të tjerët dhe prap të të kem shoqe. Nuk më intereson fare si sillet ajo me të tjerët.

Roza: Me ty është sjellë keq më shpesh sesa me Françeskën. Po të flas në gjuhën e lojtarës, se si Roza të vlerësoj shumë. Vallë e ke frikë Eglën?

Heidi: Nuk e kam frikë, kam shumë respekt.

Liam: Ti ke për t’i hipur asaj kalapiç. Ajo do vrasë Romeon, ti do vrasësh atë.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat