Facebook
WhatsApp

A janë dyshimet e Julit të bazuara?Zbulohet loja e Eglës…

Sapo mbaroi Prime, Juli i akuzoi Eglën, Romeon dhe Heidin për një aleancë të fshehtë me bekimin e produksionit. E quajti “Aleanca e qelbësirave”, që në terminologiine politike, nënkupton atë aleancë që u bë në 2013 kur u rrëzua qeveria e Berishës. Po pse shpertheu Juli dhe ka te drejtë?

Le ta fillojme që nga avantazhi i Eglës. Ajo shpallet lidere dhe në dhomën e rrefimit i thuhet se avantazhi është të votojë në nominim dy persona nga të cilët njeri do ishte finalisti. Ky do të quhej vërtet avantazh nëse Egla do të nominonte veten me një lojtar më të dobët, sepse do ta siguronte ajo finalen. Por jo, produksioni e perjashtoi atë nga nominimi. Që këtu nuk mund të quhet më avantazh për Eglën, por ajo mund ta shnderronte gjithsesi në avantazh duke çaut në nominim 2 banorët më pak të votuar, psh Gracianon dhe Francesken me qellim që kur të shkonte në finale ta kishte më të lehtë.
Por jo, as produksioni dhe as Egla nuk ishin duke kërkuar  ndonjë avantazh për Eglën, ajo zgjodhi Romeon dhe Heidin, duke i vështirësuar edhe vetes rrugën për në finale.

Pse ia vështiresoi vetes? Sepse kushdo që të fitonte nga Romeo dhe Heidi, do t’ i vinte votat e tij në shërbim të partnerit që ta merrte me vete në finale, pra po ta lexojmë ate që ndodhi tashmë është kështu: Romeo fitoi me një televotim me Heidin dhe deri ne finale mbështetesit e tij do votojnë vetem Heidin. Keshtu Heidi garanton finalen dhe mbeten vetem 2 vende për konkurentet e tjerë.
Ateher” Elga, nese deri perpara avantazhit, po luftonte për një nga 4 vendet e lira, pas avantazhit, me zgjedhjen e saj, lufton jo për një nga 3 po për një nga 2 vendet.

Asnje njeri me logiike normale nuk do t’ ja bënte të keqen vetes që t’ i përgjysmonte mundesinë për finale. I vetmi shpjegim mbetet ai i Julit, që një aleance e fshehte me orientimin apo bekimin e produksionit t’i ketë paracaktuar finalistet. Juli ka shumë të drejtë të nxehet perballë padrejtesisë, por më shumë duhet të nxehen ata që kanë më pak mbeshtetës se ai.

Nese Juli u tha se “ka kry pune”, dmth që e ka të sigurtë finalen pas televotimit me Eglën, banorët e tjerë janë të skualifikuar që tani dhe e vazhdojnë lojën kot.

ZoneVip.al

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat