Facebook
WhatsApp

A kanë bërë s*ks në BBV? Ilnisa Agolli i jep fund misterit: Po e deklaroj njëherë e mirë se më ka ardhur në majë të hundës “jorgani”

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banorja e këtij edicioni Ilnisa Agolli, e cila në këtë intervistë ekskluzive u shpreh në lidhje me eksperiencën e saj tre mujore brenda këtij formati.

Edhe pse ishte shumë afër finales, ajo bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për video-t më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

A kanë kryer marrëdhënie seksuale ajo dhe Meritoni gjatë qëndrimit të tyre në BBV?

Ja si qëndron e vërteta:

“Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë. Domethënë intimiteti më i madh i yni ishte puthja dhe unë nuk e di si arrijmë ne si shoqëri, edhe sikur të ndodhte gjë, zhurma që po bëhet është e tepërt. Por në fakt, nuk ndodhi gjë”, tha Ilnisa.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat