Facebook
WhatsApp

A po merr frymë?”/ Të gjithë të shqetësuar për veshjen e Kim në Met Gala

Kim Kardashian mund të ketë arritur të impresionojë audiencën e saj në Met Gala të këtij viti, por ka shkaktuar edhe shqetësim. Personazhi i famshëm televiziv zgjodhi një fustan ngjyrë argjendi, mirëpo detaji që u ra në sy të gjithëve ishte korseja shumë e ngushtë në pjesën e belit saqë Kim dukej sikur nuk po mund të mbushej dot me frymë.

Ajo dukej sikur po luftonte për të marrë frymë teksa kërkonte ndihmën e ekipit të saj për të ngjitur shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit.  Në Twitter shprehën shqetësimin për Kardashian, teksa shumë komentuan se vështrimi i saj tregonte dhimbjen që po përjetonte për shkak të korsesë së ngushtë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al