Facebook
WhatsApp

Akuzohet se ia bllokoi këngën Taynës, Rinori: Këngën do ta liroj të tregoj që jam burrë

Ish-menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, ka reaguar pas akuzave se ishte ai që ia bllokoi reperes këngën e re në YouTube.

Hykolli e ka mohuar këtë, duke deklaruar se kënga është bllokuar nga firmat dhe kontratat që reperja ka nënshkruar për të arritur në këtë pikë të karrierës. Në postimin e tij të gjatë të bërë në Instagram, Hykolli ka shkruar për rrugëtimin në karrierë me këngëtaren, derisa në fund i ka uruar suksese.

Në një tjetër postim Rinori shprehet se do e liroj këngën vetëm për të dëshmuar që është burrë, por gjithashtu shton se ai e ka dëshmuar anën tjetër që tregon se është në rrugë të drejtë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al