Facebook
WhatsApp

Alban Hoxha surprizon me dron Çiljetën te “Ferma VIP”, përlotet këngëtarja

Pak orë para spektaklit një dron ka mbërritur te “Ferma VIP”, i cili ka surprizuar Çiljeta Xhilagën.

Droni i ardhur nga partneri i saj, portieri Alban Hoxha ka përlotur këngëtaren.

Në banderolë shkruhej: Çiljeta jemi me ty!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)


Çiljeta është përlotur dhe e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj Albani, kjo pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar.

“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Alban”, tha Çiljeta.

Fermerja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke i shprehur dashurinë partnerit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)


“Albano ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin. E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe”, u shpreh Çiljeta.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al