Me rastin e ditëlindjes së këngëtarit Alban Ramosaj, nuk kanë munguar dhe urimet e përzemërta për të.
Por vëmendjen më të madhe e tërhoqi urimi tepër i veçantë që motra e tij Beatrix i kishte dedikuar.Sic e dijmë Beatrix dhe Albani kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njeri-tjetrin . Me fjalë nga më të bukurat ja sesi e uroi Beatrix Albanin në 28-vjetorin e tij.
‘Gëzuar ditëlindjen, zemra ime.
28 vjet më parë, Zoti më bekoi me dhuratën më të pabesueshme që kam njohur ndonjëherë. Ti, gjysma ❤️ ime më e mirë
@albanramosaj
Dije se dëshirat e mia për ty janë të pafundme, secila mban shpresë që ëndrrat e tua të lulëzojnë.
✨ Çmoje çdo moment, bë që çdo rrahje zemre të numërohet! Shko atje, jetoj, dashuro pa kushte, këndo zemer, kërce me pasion. Por ç’është më e rëndësishmja, çfarëdo që të bësh, gjithmonë dëgjoje zemrën tënde. Kështu do ta dish se po bën gjënë e duhur.’-shkruan Beatrix