Facebook
WhatsApp

“Ami u arrestua” Ermal Mamaqi flet për situatën e sikletshme: Kemi përdorur një pistoletë…

Ermal Mamaqi së fundmi ka treguar një situatë të sikletshme që ka kaluar bashkë me Amin dhe fëmijët në aeroportin e Zvicrës.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, aktori tregon se Amin bashkë me fëmijët i ka ndaluar policia dhe i ka mbajtur për tre orë. Shkak i situatës së papritur që e shqetësoi, është bërë një pistoletë lodër për të cilën aktori ndër të tjera tregoi se u detyrua të paguante 1200 franga gjobë.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë”?

Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët. I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat