Facebook
WhatsApp

Arbër Hajdari “shpërlan” Romeo Veshajn: Kam frikë të hap televizorin se mos shikoj Romeon duke qarë

Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari ka kritikuar ashpër Romeo Veshajn, për shkak të “romancës” së tij me Heidi Bacin.

Hajdari është shprehur se Veshaj është duke bërë viktimën në lidhje me historinë me modelen dhe kërkon ta kthejë situatën në favorin e tij.

Reagimi i plotë: 

 

Jam shume i bezdisur, shikoj një viktimizim, po luhet fort karta e viktimizimit.

Kam frikë të hap televizorin se mos shikoj Romeon duke qarë.

Njerëzit kanë qenë të martuar për 30 vjet dhe nuk kanë bërë këto sjellje.

Më kujtohet Romeo kur hyri në fillim dhe tha gjëja më e rëndësishme është të fitoj çmimin ndërkohë e ka harruar fare lojën.

E shoh te pishina ulur, del vërdallë, bën këto kartat e viktimizimit që është vetëm dhe po e përjeton shumë keq të gjithën këtë situatë.

Dhe në fund të ditës për të dhjetën herë po diskutojmë për një çift që as vetë ata nuk e dinë përse janë ndarë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat