Facebook
WhatsApp

As bashkë, as të ndarë! Sara Hoxha bën lëmsh rrjetin me deklaratën e fundit për Ledrin

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një prej çifteve më të komentuara gjatë këtyre kohëve në rrjet pasi përfliten se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Së fundmi Sara Hoxha në një intervistë me Isli Islamin “N’Audi” tha se as ata vetë nuk janë të qartë për raportin mes tyre, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

“Unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten private. Sidomos kur janë gjëra që ti nuk je e qartë me veten tënde. Dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh”.

Ndërsa pak ditë më parë çifti kanë bërë një tjetër hap drejtë ribashkimit duke bërë njëri-tjetrin follow në Instagram.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat