Facebook
WhatsApp

Banorët e BBV humbin buxhetin për shkak të brekëve

Vëllai i Madh i ka sfiduar banorët e Big Brother Vip që të mos përmendin më fjalët brekë, ose të brendshme nëse duan që të rrisin buxhetin.

Por mesa duket këta të fundit të përmendin të brendshmet e kanë parë si më të rëndësishme se sa vetë buka.

Jul Deda ka qenë ai që ka hapur siparin e “arsenalit” të brekëve duke e përmendur fjalën e ndaluar nga produksioni.

Dhe më pas të tjerët me radhë, duke bërë që shtëpia të ngelë sërish pa buxhet.

Në këtë edicion të tretë të Big Brother Vip kemi dëgjuar në mënyrë të përsëritur këto fjalë të pahijshme.

Për këtë arsye Vëllai i Madh u kërkoi që të mos përdorin më termat “brekë, të brendshme” nëse duan të kenë buxhet të plotë, në të kundërt për çdo përdorim të këtyre fjalëve do të ketë ulje me 10% të buxhetit.

 

Terma të tillë kanë qenë shpesh shkak i zënkave dhe debateve mes banorëve që kanë sjellë në tejkalim të etikës së formatit.

 

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat