Bardhi dhe Sara kanë qenë pjesë e prime-t të sotëm.
Dyshja ka folur për ditët e para jashtë shtëpisë së BB.
Në fjalën e tij, Bardhi tha se komentet negative në adresën e tij dhe të Sarës ia kanë bërë javën e vështirë.
“Mami është mirë. Ishte një javë e sikletshme dhe jam ndjerë shumë keq me mënyrën si dola dhe me komenetet me rastin e nënës e familjen time. Mami është mirë dhe faleminderit ata që kanë pyetur. Ishte një javë shumë e vështirë sepse lexova komentet në rrjete… I pashë kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, ishte gjykuar si e pamoralshme e shumë të tjera. Moralin e saj e njoh, e kam zgjedhur me dëshirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi”, tha Bardhi.
Sara ndërkohë ka rrëfyer për takimin që ka pasur me familjen e Bardhit.
“Më ka ardhur shumë keq për komentet. Kur kam shkuar në Kumanovë kam takuar familjen e Bardhit. Ata ishin të ngrohtë dhe mikpritës. Më duan dhe më respektojnë dhe Bardhi bën shaka se i duket që më duan më shumë se ai”, tha ish-banorja e Big Brother VIP.