Pas “sherrit” të bujshëm me menaxherin e tij Jetmir Agajn, artisti nga Kumanova Bardhi Idrizi duket se tashmë i ka vënë gjërat në vijë dhe i është rikthyer normalitetit. Sakaq romanca me Sara Gjordenin vazhdon dhe ata kanë një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Bardhi është rikthyer edhe në rrjete sociale për të cilat më herët u shpreh se për shkak se deri pas daljes nga “BBV” ishin në menaxhim të Agajt, do të krijonte profil të ri. Por jo, mesa duket ata kanë patur një “marrëveshje” dhe Bardhi është rikthyer në faqen e tij të vjetër zyrtare të Instagramit.
Këtë rikthim ai e bëri me një dedikim për Sara Gjordenin, teksa shprehet se i është dashur pak kohë pushim pas zhurmës në rrjet për daljen e tij nga “BBV”.
Post Views: 124