Facebook
WhatsApp

Bebe Rexha mbërrin në Kosovë: Do shkoj dhe në Dibër se bëhet kushëriri synet

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka mbërritur sot në Kosovë.

Ajo do të jetë pjesë e Sunny Hill Festival së bashku me emra të tjerë të famshëm të muzikës.

E intervistuar sapo kishte zbritur në aeroport, Bebe tha se e ka pak të vështirë të flasë shqipen, pasi duke iu drejtuar gazetarit, ai e flet letrare, ndërsa ajo me dialektin e Dibrës.

“Babin e kam nga Dibra, nënën nga Gostivari, ndaj e kam pak të vështirë, por në shtëpi flasim shqip”, tha ajo.

E pyetur nëse do ta vizitojë Dibrën, ajo tha se do të shkojë e do qëndrojë aty për 2-3 ditë pasi kushëriri i saj do të bëhet synet.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat