Facebook
WhatsApp

Bëri xhiron e rrjetit, Ema Andrea sqaron “thumbin” për Ilnisën

Një postim i fundit i aktores së njohur bëri bujë në rrjet dhe u interpretua si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Meritonit dhe Ilnisës për pamjet nga shtëpia më e famshme ku ata shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale.

Aktorja shkroi në një postim në InstaStory: “Kodi Penal/ Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në vende të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.”

Një reagim erdhi edhe nga vëllai i Ilnisës, Kevin, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Meqë aktorëve iu duket vetja juristë, të lexojnë mirë kodin penal”.

Por sot e ftuar në ‘Breaking’, Ema sqaron se postimi i saj nuk ka lidhje me asnjë person publik në veçanti por me një projekt për të cilin ajo po punon.

“Kanë marrë një story tim, që unë nëse do kisha një adresim nuk kam frikë të bëj tag, nuk kam frikë ta konsideroj personin që i drejtohet. Nuk ka asnjë lidhje pse unë e kam postuar atë InstaStory. Më vjen keq që për çdo delir që çdo status i dikujt qenka i lidhur me një emision televiziv. Nuk ka lidhje, nëse do kishte nuk kam as frikë as turp ta pranoj. Nuk kam ndër mend të sqaroj askënd çfarë bëj unë në rrjetet e mija sociale. Unë nuk luftoj për të qenë e famshme, luftoj për të qenë e dobishme. Nëse duan të merrem me mua, shkruaj çdo ditë për gjëra të rëndësishme.

Ka kohë që me agjenci kombëtare jam pranë të rinjve për t’i edukuar kundër abuzimeve seksuale. Një nga pjesët që ndajmë me ta është edhe Kodi Penal. Kur kthehem para disa ditësh nga shfaqja, në Instagram që përveç penetrimit gjithçka tjetër e pashë, dhe ishte pjesë e një Instagrami. Kjo më ka tronditur sepse hedh poshtë punën time dhe shumë të tjerëve”, thotë ajo.

E pyetur për reagimin e Kevin, Ema tha: “Nuk hyj fare me këto reagime, një vëlla që mbron motrën. E kuptoj pse reagon, nuk kam ç’ti them vetëm se e kuptoj si motër dhe si vëlla. Mos të kenë punë me mua se unë nuk kam punë me ta.”

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat