Facebook
WhatsApp

Besa Kokëdhima flet për veshjen e Eurovision dhe zbulon se s’është asnjë nga ato që mendoni

Besa Kokëdhima po bëhet gati për performancën e natës së dytë gjysmëfinale të Eurovision 2024, që do të mbahet nesër në Malmo të Suedisë.

Në një intervistë me Skype sot në “Wake Up”, Besa zbuloi se veshja për performancën e saj nuk do të jetë asnjë nga ato që ka veshur në prova deri më tani. Artistja tha se ka marrë komente të shumta për fustanin e bërë posaçërisht për të nga marka italiane Mélique Street dhe se fansat nuk e pëlqyen, por i siguroi se nuk do të jetë ai fustani me të cilin do të dalë në skenë. Megjithatë, Besa nuk dha detaje se çfarë do të veshë.

Këngëtarja zbuloi se familja e saj do të mbërrijë ditën e nesërme në Malmo, për ta ndjekur dhe mbështetur nga afër.

Besa do të interpretojë këngën “Titan” e dyta në radhë dhe e pyetur nëse kjo gjë e penalizon, pasi nga eksperienca ata që këndojnë të parët nuk kualifikohen në finale, ajo tha se nuk e mendon aspak kështu.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al