Facebook
WhatsApp

Bianca Censori shihet me këmbë të fashuara krah Kanye West

Bianca Censori është parë duke ecur zbathur, me këmbët e fashuara krah Kanye West. Ky i fundit ishte veshur nga koka te këmbët me të bardha.

Censori kishte veshur një trupore bezhë dhe mbi të kishte hedhur një copë pak më të errët.

Censori nuk dukej aspak në siklet, teksa ecte pa këpucë, madje dukej e qeshur dhe në humor teksa hipi në karusel.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë të mos ecni zbathur për shkak se mund të priteni, lëndoheni, merrni infeksione mykotike dhe sëmundjeve të tjera si tetanozi.

Nuk është hera e parë që Censori vishet në mënyrë të papërshtatshme që kur u martua me West në dhjetor të vitit 2022.

Modelja australiane shihet shpesh në publik e veshur me pak ose pa rroba, duke përfshirë fustane të tejdukshme, sytjena me dantella dhe geta, minifunde.

West, 46 vjeç, besohet të jetë ai që qëndron pas zgjedhjeve të guximshme të Censorit. Disa kritikë e shohin këtë si gjest ‘kontrollues’, sepse shtyn Censorin të vishet në mënyrë provokuese.

‘Ajo ka rënë në kurthin e një loje psikologjike’, – shkroi dikush në rrjetet sociale.

Gjithashtu, babai i Censorit ka shprehur shqetësim për veshjet që ka bërë e bija së fundmi.

Ai dëshiron ta pyesë West se si do të ndihej nëse dikush do të bënte të njëjtën gjë me vajzat e tij.

Megjithatë, shumë të afërm të West kanë këmbëngulur se reperi nuk po e manipulon bashkëshorten e tij dhe se veshjet e saj nuk janë gjë tjetër veçse shprehje e artit.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat