Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Roza Lati, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Moderatorja e njohur ka vendosur që të bëjë një darkë private me rastin e ditës së veçantë.
E në këtë darkë ishin të pranishëm edhe disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët ajo ka ndarë rrugëtimin e saj në BBV3.
Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se të pranishëm ishin Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta.
Post Views: 57