Gledis Gegaj, i njohur ndryshe si Buço, është një prej kuzhunierëve më të njohur në vend, sidomos falë videove të tij virale në rrjete sociale.
Ai është bërë pjesë e formatit ‘Ferma VIP’ dhe mbrëmjen e djeshme ka folur lidhur me vështirësitë e jetës në emigrim, në Itali, por gjithashtu shton se ky vend e ka bërë njeriun që është sot.
Një nga momentet që Buçko kujton, është kur ka mbushur 18-vjeç dhe ditën që kishte ditëlindjen e ka festuar në punë.
“18 vjetorin e kam festuar në punë. E kam përjetuar se isha në punë, ishte pak e vështirë. Larg familjes. As te motra nuk shkoja, sepse të nesmen isha në punë se ishte viti i ri. Më pas erdhi karantina, dhe unë qëndrova vetëm në shtëpi dhe u mërzita.”- shprehet ai.
Post Views: 97