Një debat me tone të larta ka ndodhur mesditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip, mes Rozës, Heidit dhe Erjolës. Debati nisi nga Roza e cila, teksa i bërtet Heidit i thotë se ajo është askushi për t’i thënë asaj “fallco”. Nga ana tjetër, Heidi i është përgjigjur me qetësi se ky është mendimi i saj. Por tonet e larta të Rozës, bënë që Heidi të largohej duke u shprehur: Nuk ju duroj dot. Më pas në debat është përfshirë edhe Erjola e cila e ka ofenduar Heidin duke i thënë “debile”, ndërsa Roza gjithashtu i tha “budallaqe”.
Roza: I qeshe “back”
Heidi: S’i qesha.
Roza: S’i qeshe? Kujt po ja thua, moj budallaqe.
Heidi: Mos ofendo Roza.
Roza: Ti mua më the fallco. Ti meriton, të gjitha nga unë. Ja pasoja.
Heidi: Je fallco edhe e keqe.
Roza: …Pasoja zemër… Kush është fallco këtu, që Liami të preu rrugën, të ndaloi aty dhe i qeshje.
Heidi: O fallco, ik fol nëpër grime, ik.
Roza: S’jam e dobët unë t’i mbaj anë njeriu.
Heidi: Ik fol nëpër grime.
Roza: Hajde këtu, ballafaqohu. A ke b*thë, a ke b*thë të ballafaqohesh?
A më the fallco. Dole bllof mi, kush është fallco?
Heidi: Po jo moj se nuk ballafaqohem me ty unë.
Roza: Heidi dil nga banjo, ngele duke u fshehur në banjo, dil ballafaqohu. Po ti sikur e ke frikë Liamin moj gocë, si nuk i qeshe.
Heidi: Nuk ju duroj dot.
Erjola: O, o debile po të flet kush moj.
Heidi: Erjola të ka hipur vetja në qejf si shumë. Kujt i thua debile ti, po i flisja Françeskës dhe Rozës.