Facebook
WhatsApp

Bukuroshja e lajmeve bëhet sipërmarrëse e biznesit të modës, prezanton brandin e ri të veshjeve

Folësja e lajmeve Eneida Ndoci, e cila ka qenë pjesë e ekranit prej vitesh ka vendosur të ndërmarrë një sipërmarrje biznesi. 

Bukuroshja nga Lezha ka vendosur të sjellë një brand të ri veshjesh për publikun e gjerë.

Ajo tashmë na ka prezantuar edhe me punimet e para, të cilat duken mjaft tërheqëse në faqen e saj të instagramit “Eneida Ndoci Brand”.

Bukuroshja e lajmeve ka lajmëruar prej kohësh biznesin e saj të ri në fushën e fashion designer.

Pas suksesit televiziv spikerja e lajmeve ka menduar të surprizojë me talentin e saj prej stilisteje në fushën e dizajnit, duke i hyrë kështu tregut të modës.

 

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat