Facebook
WhatsApp

Céline Dion tregon se si po e menaxhon sindromën ‘Njeriu i ngurtë

Këngëtarja e ‘My Heart Will Go On’ ka qenë në një rrugëtim të vështirë që kur ndau diagnozën e saj të sindromës ‘Njeriu i ngurtë’ në vitin 2022, ka vendosur të qëndrojë pozitive.

Sindroma ‘Njeriu i ngurtë’ ose ndryshe ‘St-Person’, është një sëmundje neurologjike që ngurtëson lëvizjet e gjymtyrëve.  Disa pacientë mund të përfundojnë deri në paralizë pasi muskujt ngurtësohen dhe ecja vështirësohet. Megjithatë simptomat prekin dhe pjesën e trurit, pasi gjendja shkakton ulje të niveleve të aminoacidit që vepron si neurotransmetues, gjë që më pas sjell një fazë të agravuar të depresionit.

Më 22 prill, gjatë një interviste me ‘Vogue Frane’ ajo tha: ‘Jeta s’të jep përgjigje. Thjesht duhet ta jetosh! Nuk e di arsyen e kësaj sëmundje.

Mandej vazhdoi: ‘Sipas këndvështrimin tim kam dy zgjedhje: ose do të stërvitem si sportiste dhe do të punoj shumë, ose do të vegjetoj, rri në shtëpi, të dëgjoj këngët e mia, qëndroj para pasqyrës, duke i kënduar vetes’.

Siç shpjegoi 56-vjeçarja, ka zgjedhur të punojë me gjithë trupin dhe shpirtin, nga koka te këmbët, për t’u siguruar të jetë në më të mirën e saj. Gjithashtu, shtoi se qëllimi aktual është të shohë sërish Kullën Eifel.

Nuk e kam mundur sëmundjen. Është brenda meje dhe do të jetë gjithmonë, – tha ajo. – Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta kuruar, por hëpërhë, duhet të mësoj të jetoj me të.’

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat