Facebook
WhatsApp

Çfarë i tha? Bledi Mane: Erion Braçe ndaloi Belinda Dragotin në oborrin e Top Channel

Belinda Dragoti tek “E Diell” është shprehur se suksesin e saj më të madh e ka patur “Rrethi Katror”, ku është pjesë e panelit.

Së fundmi ajo ka bërë dhe një film i cili ishte i suksesshëm, por gjithsesi sipas saj ajo që po ndikon në karrierën dhe profesionalizmin e saj është “Rrethi Katror”.

Bledi Mane ka ndërhyrë gjatë fjalës së saj dhe i tregon Ed Manushit se ajo është ndaluar nga Erion Braçe në oborrin e Top Channel dhe e ka pyetur “pse i ka shtrirë flokët”.

Pjesë nga biseda;

Ed Manushi: Ti sapo prodhove një film të suksesshëm dhe je pjesë e “Rrethit Katror”. Ku sheh më shumë sukses t’i Belinda sot?

Belinda: Filmin nuk e prodhova unë, isha vetëm pjesë e filmit dhe nuk mund ta shoh si produkt timin. Ka patur shumë sukses, por është një projekt që xhirohet  vetëm një herë dhe përfundon. Kurse “Rrethi Katror” është një gjë që unë jam e angazhuar çdo javë. Fakti që për moshën që kam 23 vjeç dhe jam në panel me njerëz që kanë më shumë eksperiencë dhe vite mbi supe sesa unë dhe kam një zë të brezit tim, për mua është një formë e suksesit që tregon këtë anën time tjetër.

Bledi: Erion Braçe i tha në oborrin e Top Channel që pse ke shtrirë flokët?

Belinda: Por look-un e ndryshoj unë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al