Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi kanë debaruar me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit në ‘BBV’. Gjatë darkës pas përfundimit të Prime debatit mes banorëve i është bashkuar dhe Romeo i cili ka preferuar të largohet për pak momente nga suita.
Kjo ka bërë që të mërzitet Heidi e cili po qëndronte nën shoqërin e Gracianos dhe Eglës.
“Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me momentet “funn” me mua”– i tha Heidi, megjithëse Romeo u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Banorja i tha aktorit që ti kërkonte falje, ndërsa ky i fundit u shpreh: “Të thashë njëherë. U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka?”, ndërsa Heidi shpërthen në të qeshura.
Pjesë nga debati:
Heidi: Nuk po bëj lojë
Romeo: Ku u preke moj shpirtë?
Heidi: Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua
Romeo: Ok, kështu do të më nxjerrësh mua? E mendon kështu? Ti i mendon më të rëndësishme debatet me Julin sesa të qëndroj me ty!
Heidi: Unë u mërzita
Romeo: E kuptoj
Heidi: Jo se kupton fare
Romeo: Të zihem unë me ty për Julin?
Heidi: Thuaj më fal
Romeo: Të thashë njëherë. Si vjen të më përmendësh Julin mua? Je në terezi?
Heidi: Çfarë bërë? Tani unë e kam fajin?
Romeo: Jo se ke ti fajin….
Heidi: Po unë u mërzita
Romeo: U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka?
Heidi vazhdon të qeshë