E ftuar ditën e sotme, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në “Skype”, në studion e lajmeve të “Ora News” ishte astrologia, Denisa Shyle, për të folur për parashikimin e yjeve.
E pyetur se cilat do të jenë shejat më me fat në dashuri, punë dhe jo vetëm, ajo tha:
“Shenja më me fat aktualisht është ajo e Dashit sepse është në një zhvillim shumë të madh. Po shkon drejt qëllimit të tij të jetës dhe sidomos këtë muaj do të ketë një zhvillim shumë të madh. Nga ana materiale ai do të marr shumë, mund të gjej punë të re.
Përsa i përket zhvillimeve dhe rregullimeve në përgjithsi në të gjitha kushtet e jetës do të jetë shenja e demit. Edhe në marrëdhëniet personale edhe në marrëdhëniet e punës Demi do të ketë një rritje të madhe.
Shenja tjetër më me fat për lidhjet e gjata do të jetë Akrepi. Për Akrepat ky do të jetë një muaj surprizë. Mund të lidhen dhe të kalojnë në lidhje të rëndësishme.
Përsa i përket lidhjeve të reja, shenjat që do të jenë më me tepër fat do të jenë Virgjëresha dhe Peshqit.”