Facebook
WhatsApp

Debat i ashpër mes Rozës dhe Meritonit: A ke të pasme të…

Debatet e nxehta janë bërë pjesë e përditshmërisë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku dy prej banorëve, moderatorja Roza Lati dhe këngëtari Meriton Mjekiqi, kanë qenë protagonistët e një përballjeje verbale të ashpër.

Tensionet mes tyre janë përshkallëzuar aq shumë sa janë shkëmbyer fjalë që kanë tejkaluar kufijtë e debatit të shëndetshëm.

Në një moment pikant të diskutimit, të dy kontestuesit kanë hedhur akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.“Nuk ke të pasme të flasësh,” është një nga frazat provokuese që ka zënë valët e emisionit dhe ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga pala tjetër. Por ajo që duket se ka çuar debatin në një nivel tjetër, ishte kur Roza i drejtoi Meritonit një pyetje të fortë dhe personale: “A e sheh djalin tënd?”.

Ky shkëmbim i fjalëve ka lënë të gjithë spektatorët në pritje të mësimit të detajeve dhe kontekstit më të gjerë të kësaj përplasjeje.

Dyshja, që deri më tani kanë patur një sërë përplasjeje verbale, duket se kanë arritur një pikë kulmore në marrëdhëniet e tyre brenda shtëpisë së famshme.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat