Facebook
WhatsApp

Debat në ‘BBV3’/ Heidi-Rozës: E kam ngrënë dy herë nga ty!

Debatet e vazhdueshme mes Rozës dhe Heidit kanë qenë tema diskutimi dhe nëpër ‘Prime.’

Sakaq teksa Roza ka qenë në kuzhinë, pasditen e sotme ka patur një ‘përplasje’ me Heidin.

Sipas Rozës, Heidi i flet banores sepse do të rregullojë marrëdhëniet me të e ndërsa Heidi shprehet se nuk bëhet përsëri shoqe me një person fallco dhe që ia punon pas shpine.

Pjesë nga biseda:

Roza: Unë flas, jap komente për kuzhinën ti më përgjigjesh. Përse përgjigjesh ti? Do të bëhesh shoqe prapë? Që kur të na pyesi ‘Vëllai i Madh’ ti të bësh prapë viktimën?

Heidi: Me njerëzit fallso që ta fusin mbrapa krahëve unë nuk bëhem më shoqe! E kam ngrënë dy herë nga ty, ta ha dhe të tretën vallahi jam budallaqe.

Roza: Po ça ke që flet? Pse qesh? Ça na bo si shoqe? Hajde këtu Heidi. Si shmanget moj motër…

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat