Facebook
WhatsApp

Debatet në BBVIP, reagon Neda Balluku: Rroga është “përfitimi” i fundit që rrogëtarët e Top Channel marrin nga Topi…

Në Prime-n e sotëm të “Big Brother Vip”, në një debat mes Julit, Romeos dhe banorëve u përmend edhe fakti që Romeo punon në Top Channel.

Nga ky debat ka marrë spunto edhe Neda Balluku, oponioniste e “Përputhen” në TCH.

Në një shkrim të gjatë në Instagram, Balluku thotë se “rroga është “përfitimi” i fundit që rrogëtarët e Topit marrin nga Topi”, ndërsa nënvizon se “pjesa më e madhe e personazheve që punojnë në media, e ka ëndërr dhe aspiratë të punojë në Top. Dhe kush e bën e ka krenari. Dhe kush thotë të kundërtën, ka shumë gjasë, të gënjejë”.

Reagimi i plotë i Neda Ballukut:

Për ne “rrogëtarët” e Topit.

U tha sonte në BB Vip, “servilizmi ngaqë rrogëtarë”. “Rrogëtarë” në kuptimin që pjesa më e madhe punon në Top, merr pagën nga Topi dhe automatikisht je servil i pagës. U tha sonte por e lexoj shpesh edhe nëpër komente.

Mbase kjo, do të ishte e vërtetë nëse të gjithë ne që marrim rrogën nga Topi, do të ëndërronim të punonim apo punojmë në Top vetëm për rrogën. Por që të jeni të bindur, rroga është “përfitimi” i fundit që rrogëtarët e Topit marrin nga Topi.

Pjesa më e madhe e personazheve që punojnë në media, e ka ëndërr dhe aspiratë të punojë në Top. Dhe kush e bën e ka krenari. Dhe kush thotë të kundërtën, ka shumë gjasë, të gënjejë.

Top Channel është frymë. Institucioni mediatik më i madh në Shqipëri dhe është traditë. Top Channel është legacy. I tillë ka qenë e nuk mbetet më kot.

Në Top Channel ti matesh mirë se çfarë di të bësh. Ti peshohesh mirë se çfarë di të japësh. Dhe vlerësohesh shumë kur punon. Fort!

Megjithatë është shkollë e rëndësishme. Institucioni mediatik që prodhon më shumë shoë, lajme apo personazhe. Të mëson të njohësh publikun. Të orienton në profesion dhe të kalit nuhatjen e detajeve. Në Top Channel synohet gjithmonë perfeksioni dhe kjo pa kuptuar zbulon se të është bërë stil jete.

Por edhe një lajm dua ta jap; Top Channelit as nuk i bie mendja fare nëse unë dal sonte e mbështes Romeon, Eglën apo Jetmirin. Edhe rebelët kundër Topit i gjen nëpër panelet e emisioneve të tij. Shpesh dhe me kënaqësi. Sepse në punën e saj ka në thelb njerëzit e lirë dhe thelbin e punës ka lirinë. E ka të shkruar në biblën e saj.

Ama po, të do dhjetëfish më shumë, nëse ti e do vërtetë.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al