Facebook
WhatsApp

Deklarata kontradiktore e Meriton Mjekiqit/ Rrëfimi i moderatorit për raportin me të birin para 4 vitesh: Mundohem të udhëtoj të jem pranë Loarit…

Meriton Mjekiqi e ka përmendur shumë herë djalin e tij, Loarin, në shtëpinë e Big Brother Vip ku shprehet se i biri është gjëja më e rëndësishme për të. Madje ka deklaruar se nëse do të bënte një tatuazh do kishte lidhje me imazhin e djalit.

Në një rrëfim të tij në “Big Brother” Meritoni shprehte se hera e parë që e ka takuar djalin është kur ai mbushi 2 vjeç.

“Nuk kam qenë kur ka lindur djali ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten prandaj e kam takuar djali për herë të parë kur ishte 2 vjeç e kam të vështir të flas. Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli dua të shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”

Por në një intervistë të dhënë para disa vitesh në “TvKlan” Meritoni shprehet se mundohet të shijoj çdo moment me të birin asokohe i porsalindur por pa përmendur faktin që nuk e ka takuar ose nuk mund ta takoj.

“Shijoj çdo moment me Loarin, ndoshta jo aq shpesh sa të gjithë prindërit por e shijoj sa të kem mundësi.”

 

Çfarë tha Meritoni në interviste para katër vitesh:

Nuk kam bërë martës asnjëherë. Jemi njohur kemi pasur një histori te gjatë deri sa erdhi ne jetë Loari. Ne jemi të ndarë dhe Loari jeton e mamanë e tij ne Austri. Ajo e ka të drejtën e që ta mbaj djalin kohë pas kohe mundohem të udhëtoj të jem pranë Loarit sa më shpesh të jetë e mundur. Egesta ai përkushtohet shume Loarit . Unë si baba jam i mire i përkushtuar. Gjithmonë mendoj për Loarin si do të rritet. Nuk mendoja se do behëm baba sepse unë 22-vjec kam qenë.

Dyshimi se Meritoni mund të ketë thënë një deklaratë të rreme  bëhet më i forte duke lexuar deklaratën e bërë nga ish partneria e tij pas kohë më pare.

Ajo ka deklaruar se kujdestaria e Loarit i takon vetëm asaj, duke hedhur poshtë pretendimet e moderatorit që ai e ka takouar dhe kujdeset për të birin.

“Për të gjitha portalet, gazetat, dhe tv shoës, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë! Dje pashë prapë një tjetër foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua me përket kujdestaria, e drejta dhe vendimet për Loarin.

Fytyra duhet të fshihet/ censurohet, përndryshe do të marr masa ligjore! Është diçka për t’u marrë parasysh. se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe nuk duhet të abuzohet me fytyrën e tij për raportime të tilla degraduese.

Nuk është as moralisht as ligjërisht e justifikueshme dhe ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe është absurde me perdor per shoë !!!!!!!!……..”, shkroi Egesta.

Pra Meritoni dikur ka deklaruar që urëton shpesh për të takuar djalin e tij që jeton në Austri.

Ndërsa në “Big Brother” ai ka deklaruar se ai nuk e ka parë djalin e tij kur ka lindur dhe për shkak të vizave dhe problemeve me ish- bashkëshorten ai e ka takuar djalin për herë të parë kur ishte 2-vjeç.

Aktualisht Meritoni ka pohuar se ka disa kohë që nuk e ka parë djalin e tij.

Deklarata kontradiktore e Meriton Mjekiqit/ Rrëfimi i moderatorit për

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al