Deputetja Ori Nebija e cila së fundmi është shfaqur dhe si oninioniste e Big Brother Vip po reklamon në daljet e saj në Prime dhurata por dhe bizhu luksoze. Së fundmi në një nga daljet e saj në Prime deputetja e grupimit të Lulzim Bashës është shfaqur me një orë të markës Rolex Datejust 28 mm e cila kushton plot 20 mijë dollarë.
Ori nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit e saj dhe buqetat me trëndafilë që e presin pothuajse çdo Prime në Top Channel por në profilin e saj nuk gjejmë dot asnjë reagim për qytetarët që e votuan si deputete apo për keqqeverisjen e qeverisë Rama dhe mos denoncimin e aferave dhe skandaleve korruptive.
Post Views: 200