Elgit Doda, miku i ngushtë i Romeo Veshajt ka qenë dëshmitar i “kurorëzimit” të dashurisë së tij me Heidin, madje ai i surprizoi edhe me një këngë të krijuar vetëm për ta. Në shumë situata mes çiftit, Elgiti nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij për mikun dhe njësoj ka vepruar edhe sot, i cili duket se po ndjek edhe “Prime-n”.
Në një postim në rrjete sociale, Elgiti këshillon me shaka mikun e tij se për disa gjëra është e pamundur t’ua ndryshoh mendjen vajzave, ku duket se merr shembull veten e tij me partneren, Klea Huta.
“Do ndryshosh, Romeo, do nryshosh do e kuptosh me kalimin e kohës. Kokëfortë kemi qenë të gjithë”, shkruan ai në postimin në Instastory.
Post Views: 39