Facebook
WhatsApp

“Do të forcojë pozitat për finalen”, Arbi dhe Ori komentojnë debatin e Meritonit dhe Eglës: E teproi

Edhe pse jemi pak ditë larg finales së madhe, debatet në shtëpi nuk kanë munguar. Ka qenë Meritoni dhe Egla që kanë pasur përplasje, të cilat sot janë komentuar sot nga opinionistët.

Marrëdhënia mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother VIP Albania’. Egla u shpreh se Meritoni e ka dhunuar psikologjikisht, ndërsa ky i fundit pranoi se ka rënë në grackën e aktores.

Egla: Një ndjesi shumë e shëmtuar, gjitha dita nga mëngjesi në darkë, duke pasur një njeri që të dhunon psikologjikisht, vërtet një dhunë psikologjike. U mundova me kërcim, apo diçka tjetër për të dalë nga një lloj atmosfere, zgjati deri në darkë, dy vakte që kam ngrënë i kalova duke thënë ‘të lutem mu largo’.

Unë kam thënë që mes Julit dhe Meritonit, e fiton ky i fundit, sepse ka qenë më i aktivizuar në kohë, por kjo peshë që duket këtu. Mendoj që unë ja thashë pastër fare pasi ai u zgjodh finalist.

Meritoni: Unë e shoh që do të viktimizohet, e shoh të tensionuar sepse nuk është ende finaliste. Kur Ori e ngriti në piedestal duke i thënë super-lojtare doli si e indinjuar, pastaj doli duke i qëndruar afër Françeskës, Heidit pas debateve të forta që kanë paur. Duke bërë punët në shtëpi, kjo që s’ka prekur punë me dorë. Duke i hapur dernë me elegancë Julit, duke i qëndruar afër Romeos.

Egla: Ma shpif kur flet Meritoni.

Meritoni: O top sheqeri i shtëpisë, pse je mërzitur. Kjo po mundohet të arsyetojë gjithë rrugëtimi ne saj, por duke iu larguar asaj që Ori i tha me të drejt, super-lojtare. Ka pësuar ndryshim 360 gradë, nuk është kjo Egla që ofendon etj. Nuk e ndjej veten të rrezikuar, por e pranoj që kam rënë në grackat e Eglës. Është ajo që më ka vënë termin përndjekës.

Sipas Ori Nebijaj, Meritoni ka risjellë situata me dëshirën për t’i sqaruar, por edhe për të forcuar pozitat e tij si finalist.

Nga ana tjetër, Arbër Hajdari u shpreh se debati ishte i tepërt, pasi Meritoni vijoi ta ndiqte gjithë kohës Eglën.

Ori Nebijaj: 4 muaj janë pjesë e jetës edhe për ne. Komentojmë vetëm çfarë ndodh brenda shtëpisë, Meritoni ka ndjerë një farë sfide dhe ka dashur të ketë situatat e tij me Eglën, të marrë përgjigjet që ai do, sepse ai e mendon si arsyen që doli Ilnisa. I është dashur të krijojë situatave për mua, të paqarta. Por më shumë, për mua ka dashur të forcojë pozitën e tij për në finale.

Arbër Hajdari: Është një marrëdhënie e ngarkuar, e vështirë për tu përmirësuar. Sigurisht pretendimet për njëri-tjetrin janë të njwjtat që i kemi patur më parë. Njëri duket i ngarkuar, tjetra e lodhur pa dëshirë për t’i sqaruar. Unë jam pro debatit, por deri në pikën kur sheh që tjetri është i ngarkuar, aty duhet lënë. Meritoni e teproi duke parë gjendjen e Eglës, por përsëri, ai nuk foli me murin, por tentoi ta sqaronte me atë që e kishte.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al