Facebook
WhatsApp

Donald Veshaj reagon ashpër ndaj produksionit, thirrje Romeos: Mos u përgjigj më …

Donald Veshaj ka reaguar gjatë këtij prime duke i bërë thirrje Romeos të mos i përgjigjet më asnjë pyetjeje gjatë spektaklit.

Donaldi ka qenë tepër aktiv me reagime që kur binjaku i tij hyri në shtëpinë e Vëllait të Madh.

Mbrëmjen e sotme përmes një instastory ai i kërkon Romeos që të mos i përgigjet asnjë pyetjeje që vjen nga studio.

Nuk dihet ende arsyeja përse Donaldi ka bërë këtë reagim, i cili së jashtmi duket kundra produksionit, me dyshimin se këta të fundit janë kundër Romeos.

Prej disa primesh, Ledioni i ka tërhequr vëmendjen Romeos të mos flasë për çdo gjë dhe të mos bëjë zhurmuesin, madje edhe e ka dënuar duke e lënë në dhomën e gjumit larg të tjerëve.

 

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat