Ashtu, si dy vite më parë, kur Donald Veshaj ishte pjesë e BBV1 dhe Romeo e surprizonte duke i shkuar me helikopter mbi shtëpinë e Vëllait e të Madh dhe duke i hedhur karafila të kuq, ngjarja është përsëritur.
Pasi aktori Romeo Veshaj po kalonte një moment të vështirë për shkak të një droni të ardhur për ë dashurën e tij Heidi ku shkruaj “ Maskilist, Romeo Fallco, Heidi hap sytë”, vëllai i tij binjak i ka “kthyer borxhin” e dy viteve më parë, duke bërë që banori i BBV3 të emocionohej dhe të shpërthente në lot.
“Të dua, vëlli im përgjithmonë. Më ka marrë malli, të dua”, është shprehur Romeo mes lotësh teksa në shtëpi binin karafilat.
Pas trëndafilave, një mesazh zanor është dëgjuar në shtëpi nga Donaldi i cili shprehet: E di që nuk ka qenë e lehtë për ju prandaj ju uroj suksese të gjithëve gjysma ime ti je shembulli i vërtetë i forcës dhe kampion i durimit, kampion në sytë e mi, I love you!