Të gjithë u surprizuan për aneksimin e Egla Cenos në të ashtuquajturën “Dhoma e Bardhë”, pasi Big Brother e përjashtoi banoren nga loja për shkak të incidentit me Meritonin.
E njëjta gjë ndodhi në primen e së martës së shkuar, kur Vëlai i Madh vendosi që të “përjashtojë” Meritonin dhe Ilnisën.
Por përsëri, Big Brother ndoqi të njëjtin standard duke rifutur 2 banorët sërish në lojë, duke i urdhëruar që të qëndrojnë në “Dhomën e Bardhë” dhe më pas, me votë publiku Ilnisa u largua përfundimisht nga shtëpia.
Por çfarë e shtyu Vëllain e Madh që të merrte këtë vendim për tre banorët dhe përse nuk ka ndodhur e njëjta “skemë” me Sara Gjordenin, apo me Kejvina Kthjellën, Ermiona Lekbellon, apo Eva Alikajn në edicionin e kaluar.
Këtyre pyetjeve sigurisht që duhet t’i përgjigjej produksioni i spektaklit, por në pamundësi të tyre duam që të japim disa komente në lidhje me 2 standardet e ndjekura.
Egla Ceno sigurisht, që është një nga banoret më popullore për shqiptarët, me mijëra që nuk e pëlqejnë, por edhe me dhjetëra mijëra të tjerë që janë fansa të “betuar” të aktores.
Me qëllim që Big Brother të ishte në rregull me kushtet dhe rregullat e vendosura nga Endemol, Vëllai i Madh vendosi ta përjashtojë me zarf të zi banoren nga shtëpia.
Në mos transparencë totale me publikun, Big Brother vendosi ta mbajë Egla Cenon larg kamerave dhe duke mos na dhënë mundësinë për të parë se çfarë ndodhi me banoren gjatë kohës që ajo ishte e përjashtuar nga loja dhe deri kur u rishfaq të martën mbrëma në “Dhomën e bardhë”.
Ende nuk dihet se kur Vëllai i Madh vendosi që Egla të qëndronte në dhomën e sajuar me shpejtësi.
Ndoshta dhoma e bardhë, që sipas profesionistëve, kërkon të paktën një ditë që të mobilohet ishte përgatitur përpara se të jepej dënimi ndaj Eglës.
Ose pasi Big Brother pa se sa e donte publiku Eglën, vendosi që të mos e lejonte banoren të dilte në publik dhe në vend të kësaj u kujdes për të që të qëndronte në prapaskenë derisa dhoma të mobilohej dhe për t’ia shitur publikut se banorja ishte aty që prej momentit kur eliminua.
Me këtë Big Brother, ndoshta do t’u mbyllte gojën të gjithëve.
Nga njëra anë, do të ishte në rregull me Endemolin, duke u justifikuar se banorja u përjashtua pasi theu rregullat. Në rregull me veten e tyre, duke mitizuar Egla Cenon, duke tentuar që të krijojë një figurë fenomenale, po ashtu shumë ndjekës që u hidhëruan nga përjashtimi i saj të gëzoheshin përsëri dhe të qëndronin më të lidhur me spektaklin.
Po ashtu për të kënaqur publikun, Big Brother vendosi që të “përjashtojë” edhe Ilnisën e Meritonin, dy figura të urryer për pjesën më të madhe të publikut dhe sidomos për fansat e Eglës.
Por përse, Big Brother nuk ka përdorur të njëjtin standard për Sarën, Ermionën, Evën, apo Kejvinën, të cilat u përjashtuan për arsye krejt të ngjashme?
Mos ndoshta, Luiz Ejlli i shte i mjashtueshëm për të pasur shikueshmërinë e nevojshme për përfitime ekonomike dhe se ndoshta pa Eglën, Meritonin apo Ilnisën spektakli do të ikte edhe më gropë?!
Përgjigjen e vërtetë s’kemi për ta marrë kurrë, por dyshimet janë kokëforta…