Facebook
WhatsApp

“E dashura ime e ka emrin Ana”/ Albano Bogdo ngacmon Robert Berishën për Nora Istrefin, si reagoi moderatori?

Fermerët e “Ferma Vip” së fundmi kanë zhvilluar një lojë, “Truth or Dare”, për të treguar të vërtetën apo për të bërë diçka, në rast që nuk dëshirojnë të flasin.

Gjatë lojës ishte radha e Robertit me Albanon, ku ky i fundit nuk ka nguruar t’i bëjë një pyetje personale. Komediani e ka pyetur nëse e ka bezdi apo ndihet në siklet pasi fermerët e pëlqejnë këngën “Ana”, të interpretuar nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.

Roberti tregoi se nuk e ka aspak problem, madje zbuloi se e dashura e tij aktuale quhet Ana. Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: Ne na pëlqen shumë ajo kënga “O Ana”, a të shqetëson ty ky fakt?.

Baby G (këndon këngën): Dje unë dhe Roberti e kënduam bashkë

Roberti: Nuk më shqetëson fare edhe ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë, por e dashura që kam momentalisht e ka emrin Ana. Kurrë s’kam pasur të dashur me emrin Ana më përpara.

Albano (vazhdon këndon këngën): Paska rastis kënga fiks.

Roberti: Po, por nuk më bezdis.

Albano: Shumë faleminderit për përgjigjen, se e di që ishte e sikletshme.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat