Facebook
WhatsApp

“E dramatizoi shumë”/ Blero zbulon arsyen pse nuk u publikua intervista me Afronën

Për herë të parë, artisti nga Kosova, Blero Muharremi ka treguar arsyen se pse intervista e tij me ish-partneren Afrona Dika nuk u publikua në podkastin e saj. “Traileri” i shkëputur nga intervista e tyre u prit më shumë kuriozitet nga ndjekësit dhe publiku, megjithatë siç shprehet këngëtari në “The Elite Way”, intervista e tyre nuk u publikua pasi Afrona, për të cilën thotë se gëzon respekt, vendosi ta dramatizonte në vend që të përcillte një mesazh, për historinë e ndarjes së tyre.

“Kam shumë respekt për Afronën, edhe për atë jam shkuar në podcast. Kur e pashë që mori një kahje tjetër nuk më pëlqej. E bëri ndoshta e dramatizoi shumë. Mora një vendim thashë, unë kam shkuar me qejf me jep një shembull, por ajo në ndërkohë në lajmërim të podcastit e dramatizoi shumë. Nuk më pëlqej”, tha ai.

45-vjeçari shtoi: “Mendoj që nuk e kam pritur që do të jetë kaq e madhe. Ideja ka qenë me e dhënë një mesazh të mirë, është dramatizuar shumë nga Afrona. A del a nuk del podcast nuk e di. Ideja ka qenë për me dhënë një shembull të mirë, por edhe ndërkohë ka qenë për inat të dikujt tjetër”.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat