Pas publikimit të këngës më të re të Bes Kallakut, “Mosmirënjohja”, të cilën aktori e ka konsideruar tekstin e krijuar nga vetë ai si një “tekst shpirti”, mbrëmjen e djeshme, Xhensila ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar ” Në mundesh”.
“Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…”
Post Views: 76