Në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën ka qenë e ftuar një ish-konkurrente e Për’puthen Gabriela Arapi, e cila gjatë një loje foton e Bardhit e ka palosur dhe e futur tek gjoksi.
Ajo u shpreh se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri. Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte me çakmak.
Por, mesa duket kjo intervistë u bë dhe mollë sherri, pasi Bardhi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale dhe i kthehet Ronaldos me tone të rënda, duke e quajtur “rob fake” dhe “teta Rona”.
Bardhi shprehet se këto komente dashakeqe që po i bëhen Sarës, po e dërgojnë në spital, duke nënkuptuar që Sara nuk e ka përballuar aspak mirë.
Ndër të tjera, Bardhi shton se Sara po përballet me situata shumë të vështira çdo ditë dhe sërish vazhdon të qëndrojë e fortë.
“A keni turp? A ka Censure për fyerje t’ktij niveli? O rob fake, edhe ti edhe ajo “teta Rona” kshtu jeni, për dy klikime e tu e pranu qe Sara s’tka bo kurrgjo. Tu e provoku për çdo dalje qe jeni tu e bo e mandej prekeni kur reagon Sara. Edhe Sara eshët njeri, apo keni fillu me ju besu ktyne komentusve me acc fake?
Stop me kto ofendime e bullizime se e keni bo për spital çdo dite. A keni motra ju???? Se me çka po përballet kjo vajza çdo ditë, e di veç unë dhe Zoti e ajo prap rri n’kom e forte. Na Shqiptart kur na djegin flamurin jemi gati per lufte, Po me djege foton e 1 femres ca do me thane? Jena Shqiptar, njihemi per Tradita e Moral. Vendosne veten n’pozit te tjetrit pak. Ps. Teta rona ma hiq foton qe aty”, shkruan Bardhi në postimin e tij.
Ndërkohë, edhe Ronaldo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehe se e “ka taksirat që çdo vit në BBV të merret me ndonjë bjond”.
Ai e akuzon Bardhin se “do të bëhet Luizinjo” dhe me nota ironike i kërkon që “të bëhet menaxheri i tij”.
“Taksirati im që çdo vit në BBV të merrem me ndonjë bjond. I dashur Luizinjo (Bardhi) unë e kuptoj që ti do të jesh Luizinjo por më lër të behëm unë menaxherijot, Ronaldinjo! Po të bëj më shumë viral unë se sa Sara, madje, madje, si “Teta Roni” jam i gatshëm të bëhem dhe e dashura jote, betohеm qё do te dua më shumë seç të duan aktualisht”, shkruan Ronaldo Sharka.