Facebook
WhatsApp

E mbajti jetën private sekret, Egla Ceno rezulton e martuar në gjendjen civile. Kush ia ka fituar zemrën aktores?

Shumë pak e prisnin Egla Cenon në këtë format, të cilin e kemi parë në “Big Brother”. Një aktore me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por gjithnjë e tërhequr nga zhurma mediatike, Egla u shpreh që në fillim se në këtë lojë kishte marrë me vete 7 personalitetet e saj.

Aktorja ia ka dalë që për gati 3 muaj të shndërrohet në një ndër personazhet më të komentuara të kësaj loje, duke u pozicionuar shpesh edhe si antagoniste. Ndonëse gjithnjë aktive, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për jetën private, duke preferuar që të lërë gjithçka private.

“Do t’ju jap një eksluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpëris poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse s’e kam treguar poshtë jorganit në “BBV”,”- tha ajo.

Javë më parë, mediat shkruajtën se në gjendjen e saj civile, aktorja rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë. Ndërkohë, ajo që Egla nuk di është se jashtë, tashmë ka humbur edhe vendin e punës. Pak kohë më parë, raportuam se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhej si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.

Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka luajtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore. Ka qenë ky lajmi që prej disa javësh, ka qarkulluar në media, pa pasur mundësi të verifikohet se Egla vijonte të paguhej, ndonëse nuk ishte ngjitur në skenë prej muajsh, që para se të bëhej pjesë e Big Brother. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe drejtori i teatrit “Skampa”.

I ftuar në “Big Brother Fun Club”, ai ka sqaruar detaje rreth kontratës së aktores. Në fjalën e tij, drejtori u shpreh se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, ku për shkak të viteve të punës, ka pasur një leje edhe më të zgjatur. Nga ana tjetër, që prej datës 1 mars, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e saj të punës. Megjithatë, të ftuarit në panel, kanë bërë me dije se leja me ligj është deri në 28 ditë dhe nuk mund të mbivendosen lejet e tjera vjetore, të cilat skadojnë në fund të marsit. Ka qenë pikërisht ky fakt që nuk është sqaruar nga drejtori, duke lënë gjithçka evasive.

Megjithatë, gjithçka që ka thënë është fakti se Egla që nga data 2 mars nuk është më pjesë e Teatrit “Skampa”. Aktorja shqiptare Egla Ceno, e cila ka luajtur role të shumta në teatër, një nga të cilët edhe te shfaqja “Burri dhe gruaja” me aktorin Elvis Pupa ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e saj kohë më parë. Në një intervistë, aktorja ka treguar edhe një pjesë nga fëmijëria e saj e vështirë, ku i është dashur të flejë në teatër, pasi nuk kishin shtëpi.

“Teatri për mua është shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk është metaforë dhe nuk ka të bëjë me sentimentalizma. Kur isha në kopsht, rrethanat e jetës e sollën që prindërit e mi të strehoheshin në Teatër. Im atë ishte kineoperator. Kemi fjetur në një dhomë gri mi për disa muaj (gati një vit ndoshta). Për të shkuar në kopsht kaloja nga skena. Për t’u kthyer në shtrat, kaloja nga salla, skena, paskuintat… Debutimi im ka qenë në po atë skenë ku flija, kur isha 7-8 vjeç, si prezantuese e festivaleve për fëmijë, që bëheshin nga qendrat kulturore në atë kohë. Kur shihja publikun e ulur përballë, më dukej sikur shumë njerëz kishin ardhur për vizitë në shtëpinë time. Në çdo Teatër, që punoj si aktore apo ulem si publik, gjëja e parë instiktive që bëj është t’i marr erë, për të ndier erën e shtëpisë. Kjo është lidhja ime me Teatrin”, tha aktroja Egla Ceno.

Tashmë që ëshë pjesë e “Big Brother”, ajo ka treguar një tjetër dimension të sajin. Duke preferuar që të përqëndrohet te loja brenda shtëpisë, Egla ka zgjedhur mos të japë shumë detaje rreth karrierës së saj, apo edhe rreth jetës private. Gjithçka që është mësuar nga jashtë, është bërë e mundur nëpërmjet miqve dhe të afërmve të saj.

E mbajti jetën private sekret, Egla Ceno rezulton e martuar në

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al