Facebook
WhatsApp

E ofendoi keq, Egli Tako ka dy fjalë për komentuesen: S’ka nevojë të lë emër…

Pas ndarjes nga këngëtari Olsi Bylyku, Egli Tako i është përkushtuar ushtrimeve fizike, duke pësuar një ndryshim drastik në trupin e saj të tonifikuar. Së fundmi bukuroshja përmes një postimi në InstaStory ka treguar se si ka qenë kur ka nisur palestrën dhe si është tani, duke u përjekur që të motivojë personat që dëshirojnë të bëjnë një trup me muskuj.

Krahas mesazheve pozitive, të shumtë ishin edhe ato negative, ku disa prej këtyre komenteve Egli ka vendosur që t’iu kthejë përgjigje.

“Kishe zën rehat me…, tani do të zësh ndonjë tjetër prandaj po bën trup”– shkruan ndjekësja.

“S’ka nevojë të lë emër se goca jemi, të gjitha diskutojmë me shoqërinë, por të mendosh që trupi e shëndeti mbahen për të kapur një mashkull… Ju lutem vajza, mo…”- iu përgjigj Egli.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al