Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi rrugëtimin e 5 finalistëve të këtij edicioni të reality show-t.
Por jo vetëm kaq, pasi Enxhi Nasufi e pyetur modelen se si i ka pritur komentet që i janë bërë asaj për videot virale.
“Unë nuk e kisha idenë fare, fare. Madje në një nga momentet unë thashë me mikrofon fikur nuk ka dëgjuar njeri, ishte një kështu… Madje në momentin e parë që kam dalë nga shtëpia dhe dikush më priti jashtë dhe më tha një fjali nga ato me spec që kam thënë, ngela e thashë ça pati ky që ma tha. ‘Hë mo prillo si je?’. E pastaj në studio edhe Ledioni, thashë ça thua. Sa kam hyrë në makinë me bashkëshortin më tha ‘zemra ime je bërë virale’. Unë e shokuar totale”, tha Françeska duke qeshur.