Opinionistja, Neda Balluku duket se i ndjek me kujdes situatat në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe këtë herë ka zgjedhur të komentojë raportin e Heidit dhe Romeos. Në një shkrim të gjatë në Instagram, Balluku pretendon se mes dy banorëve mungon efekti “Mojo Pin”, që do të thotë përvetësimi i botës së tjetrit me të gjitha dimensionet e tij. Në këto 80 ditë sipas Ballukut, dy banorët kanë patur mundësi të njihen më shumë me njëri-tjetrin në të gjitha dimensionet që dy persona që dashurohen, kanë mundësinë të njihen, por siç lë të nënkuptuar opinionistja në raportin mes dyshes mungon diçka dhe ai është efekti “Mojo Pin”.
POSTIMI
Heidi, Romeo dhe efekti Mojo Pin. Kur dashurohemi, e kemi te pashmangshme te na rrembeje efekti i famshem “Mojo Pin” qe eshte pervetesimi i botes se tjetrit me te gjitha dimensionet e tij.
Nisim te duam, pelqejme, deshirojme, gjithcka do, pelqen, deshiron njeriu qe ne duam. Nisim te degjojme muziken e tjetrit. Te pime kafen sic e pi tjetri. Duam te pershkojme rrugen e tjetrit. Pershtasim fjalet si tjetri. Madje edhe oraret tona kthehen ne orare te reja sipas frymemarrjes se tjetrit. Gjithçka e tjetrit, kthehet ne gjithçka qe duhet te dime.
Ne nje kontekst te izoluar si Big Brother, efekti Mojo Pin shumefishohet ne fuqi e shpejtesi. Oret jane si dite e ditet si jave. Arrin ta kuptosh, njohesh, pervetesosh tjetrin me nje shpejtesi te pa imagjinueshme dhe te pakuptueshme nga kushdo qe ndodhet jashte atij konteksti. Tjetri eshte vete bota jote. Edhe ne kuptimin e pare te fjales, sepse te mos marresh ngacmime dhe informacione nga jashte, te fokuson vetem tek ngacmimet dhe informacionet brenda ne shtepi.
Ne diten e 80, nje vajze dhe nje djale duhej te ishin nje. Duhej te ishin te rrembyer nga efekti i mahnitshem i Mojo Pin. I cili, per fat te mire apo te keq, eshte ekskluzivitet vetem i te dashuruarve.