Në këtë edicion të Big Brother limitet janë pothuajse zero.
Banorët kanë kaluar çdo limit të komunikimit, ofendimeve dhe sjelljeve.
Kjo ka ndodhur edhe në orët e fundit mes Ilnisës dhe Eglës.
Kjo e fundit i ka përmendur Ilnisës edhe merin e vajzës së saj duke u përfshirë në një debat të ashpër.
Debatin vijon si më poshtë:
Ilnisa: Je kaq e errët sa që …
Egla: Po, po deri dje isha Anaisi.
Ilnisa: Më zuri Anaisin me gojë.
Julia: Mos u provoko nga këto budallëqe.
Ilnisa: Si mund të më zërë ajo emrin e vajzës në gojë.
Julia: Çfarë t’i themi, që është një monstër?
Ilnisa: Çfarë njeriu, ajo vetëm njeri që nuk është.
Egla: Ti më ke thirrur Anais.
Ilnisa: Ti je një provokuese e mjerë.
Egla: Ti më ke puthur më ke sjellë trëndafila dhe që nga shoqja Nexhi ke filluar të më thuash provokative.
Ilnisa: Si mund të jesh kaq e mjerë, kaq e vobektë, kaq e rënduar.
Egla: Qetësohu se nuk të bën mirë!
Ilnisa: Vajzën time, ti krijesë e mjerë, mos e zër më në gojë.