Ish-banorja e BBV1 Einxhel Shkira ka bërë një reagim të sinqertë, ku mbëshet Meritonin në lidhje me djalin e tij, i cili vuan nga autizmi.
Përmes një instastory, gazetarja i fton të gjithë ndjekësit e saj që të mos paragjykojnë askënd, sepse gjithsecili fsheh dhimbje pas një të qeshure kortezie.
Nuk dimë kurrë çfarë fshihet pas portash, muresh të trasha e të larta, pas buzëqeshjeve e jetëve plot drita… Nuk dimë plagët, lotët e vuajtjet pas tyre… Dimë shumë e asgjë për njëri-tjetrin… E vetmja që mund të na shpëtojë për të mos kaluar pragje ku s’jemi të ftuar, për të mos prekur plagë të rënda, e vrarë me padijen tonë… Është humanizmi! Gërmoni thellë në veten tuaj për ta gjetur dhe dëgjojeni zërin e tij para se tij përpara se t’ju erret shpirti nga hakmarrja dhe e liga.
Në fund ajo e mbyll me “Meriton Mjekiqi, babai i Learit”
Post Views: 1,058