Facebook
WhatsApp

Ekskluzive/ Tur në zemër të tifozëve kuqezi, Bled Mane dhe Rike Roçi mysafirë në dasma dhe qendra qytetesh

Kampionati Evropian po starton dhe duket se emisionet televizive po mobilizohen për ta përcjellë atë më së miri. Burime për ZoneVp.al bëjnë me dije se ‘Top Arena’ në Top Channel këtë kampionat i është besuar gazetarit dhe opinionistit Bledi Mane dhe ish banores së BBV3, Rike Roçi.

Dyshja do të kryejë një tur të pazakontë nëpër të gjitha qytetet e vendit, kudo ku ka shqiptarë.

Ata do të bëhen mysafirë nëpër dasma, evente apo qendra qytetesh duke takuar tifozë të zjarrtë të tifozëve kuqezi.

Dy figurat mëse të mirënjohura nga publiku shqiptar do të sjellin atmosferën nga tifozët që mbështesin kombëtaren tonë, ndërsa ata “luftojnë” në Gjermani në fazën e grupeve.

Po ashtu, emisioni Top Arena ka rezervuar edhe një vend për Zonjën Meri, e cila do të bëjë parashikime për çdo ndeshje dhe çdo ekip.

Nga 14 qershori në Top Channel, Top Arena me protagonistë kryesorë Bled Mane dhe Rike Roçi.

Na ndiqni në rrjetet Sociale
Më të Lexuarat

ZoneVIP.al